Ilir Ferati sot ka marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit të Komunës së Istogut.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se do të shërbej me besnikëri, me përgjegjësi e në mënyrën më të mirë të mundshme për katër vitet e ardhshme.
Njoftimi i plotë:
Me nderin më të madh e me respektin më të lartë kam bërë sot betimin që si kryetar i Istogut do të shërbej me besnikëri, me përgjegjësi e në mënyrën më të mirë të mundshme për katër vitet e ardhshme. Besimin e marrë nga populli do e kthejmë në shërbim për ta: me punë e përkushtim të lartë. Qeverisja jonë do jetë e pastër, transparente dhe e hapur për qytetarin. Premtimet e dhëna do të mbahen, prandaj nga sot e tutje Istogu do të jetë qytet i të gjithëve e për të gjithë – pa dallim!
Na priftë e mbara!
I juaji,
Iliri