Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka vizituar klubin e basketbollit “Istogu”, ku fillimisht shprehu vlerësimin maksimal për punën e tyre si dhe shpalosi pjesë nga programi qeverisës për sektorin e sportit.
“Identiteti i ri i Istogut është që jemi vend i sportistëve të talentuar e kampionë”, ka thënë Ferati.
Me këtë rast, Ferati shpalosi pjesë nga programi qeverisës si në vijim:
-Do rrisim buxhetin për Sport me 100%
-Do mbështesim me shpërblime të gjithë sportistët e dalluar për rezultatet e tyre në garat ndërkombëtare e vendore
-Do organizojmë kampe verore për sportistët e Istogut
-Do mbështesim çdo klub sportiv në krijimin e talentëve të rinj
-Çdo shkollë do ketë palestër sportive me të gjitha rekuizitat e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive
“Basketbollistët dhe trajnerët e klubit tonë i falënderoj shumë për punën e shkëlqyeshme dhe për mikpritjen e tyre”, tha Ferati.