Kandidati për kryetar të komunës së Istogut nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilirt Ferati, thotë se nuk kanë vija të kuqe me asnjë parti politike, sa i përket koaliconeve të mundshme, shkruan Gazeta Blic.
Ferati në një prononcim për ‘Gazeta Blic’, deklaron se ndryshimi në Istog do të ndodhë me Lidhjen Demokratike.
“Nuk kemi vija të kuqe, jemi të hapur për të gjithë. Fokus dhe prioritet janë qytetarët pa dallim partie sepse ata janë që vendosin se kush do të jetë kryetar i komunës pas zgjedhjeve të nëntorit. Kthimi i madh i LDK-së ka ndodhur prej zgjedhjeve të shkurtit, pas një pune të madhe që kemi bërë. Ndryshimi në Istog do të ndodhë me LDK-në”, u shpreh ai.
Ilir Ferati ka marrë më së shumti vota në garën për kryetar të Istogut 40,91%.



