Lajme

Ilir Deda: Kur bashkohet një skenë e tërë politike rreth tallava ‘patriotizmit’, ndëshkimi do të jetë kolektiv!

08/21/2025 20:07
nga:Y I

Analisti, Ilir Deda, ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe nga KQZ-ja.

Ai deklaron se “kur bashkohet një skenë e tërë politike rreth tallava “patriotizmit”, ndëshkimi do të jetë kolektiv”.

Deda shprehet se ‘Shkurtëpamësia e vendimit të sotëm të KQZ rreth përjashtimit të subjektit më të madh politik të një bashkësie të tërë nacionale i bën të gjithë përgjegjës të njejtë për pozitën në të cilën do të jetë Kosova.Nuk ekzistojnë parti politike terroriste, përveç nëse Kosova po e shpik një nocion të ri të “luftës kundër terrorizmit’.

Reagimi i plotë:

Kur bashkohet një skenë e tërë politike rreth tallava “patriotizmit”, ndëshkimi do të jetë kolektiv.

Shkurtëpamësia e vendimit të sotëm të KQZ rreth përjashtimit të subjektit më të madh politik të një bashkësie të tërë nacionale i bën të gjithë përgjegjës të njejtë për pozitën në të cilën do të jetë Kosova.

Nuk ekzistojnë parti politike terroriste, përveç nëse Kosova po e shpik një nocion të ri të “luftës kundër terrorizmit”.

Mungesa absolute e patriotizmit kushtetues e sjell edhe pyetjen – a ka kush e don këtë vend? Ama, pa tallava “patriotizëm”.