Ballkani ka pësuar humbje sot ndaj Malishevës në ndeshjen e parë pas shpalljes kampion i Superligës së Kosovës.
Skuadra e Malishevës ka fituar në udhëtim me rezultat 2-3, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Ilir Daja, trajneri i Ballkanit ka folur për Art Sport, ku tha se skuadra e tij më shumë ishte në festë – sesa në fushë sot dhe kjo nuk i pëlqeu.
“Gjatë gjithë kampionatit kemi pësuar 7 gola, sot kemi marrë 3 gola, ka një arsyetim, sepse pasi siguruam titullin, nuk ishte roli i duhur. Personalisht doja që ndeshjet që kemi t’i vleresojmë në maksimum – na pret Evropa pas dy muajsh dhe nuk duhet ulur ritmi”, tha fillimisht Daja.
“Malisheva ka bërë detyrën e vet, sot ishim më shumë në feste, sesa në fushë. Kjo është arsyeja pse ekipi kishte një fytyrë tjetër”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


