Sporti

Ilir Daja për ndeshjen ndaj Zalgiris: Duke respektuar kundërshtarin ne do tentojmë maksimumin në ndeshjen e parë

06/15/2022 17:36
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit do të luajë ndaj Zalgiris në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve për edicionin e ri.

Trajneri shqiptar, Ilir Daja ka potencuar se kjo ndeshje është e vështirë dhe se e respekton maksimalisht kundërshtarin, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë Daja pret që të marrë rezultatin pozitiv nga ndeshja e parë që luhet në Kosovë.

“Ne jemi përgatitur që përpara hedhjës së shortit se çdo kundërshtarë që do të na caktonte shorti ishte i fortë sepse ata ishin në vazon e favoriteve, jo vetëm nga cilësia por edhe eksperienca në pjesmarrjen në kompeticionet europiane. Një nga këto është edhe Zalgiris 9 herë fitues i kampionatit dhe 13herë fitues i Kupës në Lituani. Duke e respektuar kundërshtarin ne do të bëjm përpjektet maksimale që të marrim më të miren e mundshme nga ndeshja e pare qe zhvillohet ne Kosovë”, tha Ilir Daja për faqen zyrtare të klubit.

/GazetaBlic Sport