Sporti

Ilir Daja: Nuk jemi favorit, por do të konkurrojmë me aq forcë sa kemi

09/07/2022 17:12
nga:L J

Skuadra e Ballkanit nesër luan ndeshjen e parë në grupet e Conference League.

Ballkani dhe Cluj takohen nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:45, në kuadër të grupit C, përcjell GazetaBlic Sport.

Para këtij takimi, trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka folur për media – ku ka theksuar se skuadrën e tij e pret një ndeshje e vështirë.

“Ekipet që kemi përball janë më favorite. Ne do të promovojmë me forcën tonë. Nuk jemi në raporte të barabarta, vijnë më të freskët se ne, sepse s’kanë luajtur në fundjavë. Shpresojmë që nesër të gjejmë djemtë në formën më të mirë”, tha Daja.

/GazetaBlic Sport