Sporti

Ilir Daja, njeriu i rekordeve që ndryshoi pozitivisht historinë e futbollit kosovar!

08/31/2023 22:20
nga:Lorik J

Skuadra kosovare, FC Ballkani ka arritur një tjetër sukses historik në garat evropiane, duke siguruar kështu kualifikimin në grupet e Conference League.

Kampionët e Kosovës kanë fituar ndaj BATE Borisov me rezultatin e përgjithshëm 4-2 në “Play Off”, duke siguruar kështu kualifikimin e madh në grupet e Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Në krye të ekipit të Ballkanit me gjithë këto suksese është trajneri shqiptar, Ilir Daja.

Daja mori kryesimin e Ballkanit para dy vitesh, ku pati suksese briliante gjatë kësaj periudhe.

Ja sukseset e tij me klubin e Ballkanit:

Kampion i Kosovës, dy herë rresht (Para se të vinte ai, Ballkani nuk e kishte shijuar kurrë këtë sukses)

Fitues i Superkupës së Kosovës

Kualifikoi Ballkanin dy herë radhazi në grupet e Conference League. (Para se të vinte ai, asnjë ekip kosovar nuk kishte shijuar këtë sukses)

/GazetaBlic Sport