Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.
Kryendeshja e javës mes Llapit dhe Ballkanit që ishte vendimtare për titullin kampion, i takoi suharekasve të cilët fituan me rezultat 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Karrica ishte ai që i dha pikët e arta skuadrës së Ilir Dajës me golin e realizuar në minutën e 74’të.
Pas ndeshjes për media foli trajneri i Ballkanit, Ilir Daja.
“Ishte një seri e fitoreve, me numra që flasin për ne. Jemi ekipi që kemi pasur ngarkesë. Merita u shkon futbollistëve, jemi me më shumti gola në kampionat me mbrojtjen më të mirë dhe golaverazhin më të mirë. I urojmë titullin gjithë qytetarëve të Suharekës dhe tifozëve tanë fantastikë “Xhebrailat”. Në rrafshin personal fitoren ia dedikoj nënës dhe babait që më kanë mbështetur dhe më kanë futur në botën e bukur të futbollit. E përshëndes Llapin dhe Dritën që e bënë të bukur këtë kampionat me rivalitetin që kemi pasur deri në fund“, tha Ilir Daja.