Sporti

Ilir Daja me seri fantastike, del në vendin e parë me Dinamon në Shqipëri

12/15/2024 19:14
nga:Lorik J

Janë mbyllur sot ndeshjet e fundit të javës së 18-të të Superligës së Shqipërisë, apo gjysma e rregullt e kampionatit.

Sot, Teuta mposhti Egnatian në shtëpi me rezultat 2-1, ndërsa Skënderbeu dhe Bylis u ndanë në barazim me rezultat 2-2.

Një ditë më herët, Dinamo mposhti Tiranën me rezultat 2-1, ndërsa Partizani dhe Elbasani mbetet baras 2-2.

Fitore ka marr edhe Vllaznia e Shkodrës duke mposhtur në shtëpi Laçin me rezultat 2-1.

Dinamo e Ilir Dajën ka marr për herë të parë kreun e Superligës së Shqipërisë. Dinamovitët kanë po aq pikë sa Vllaznia, por kanë avantazhin e ndeshjeve direkt.

Gara është e “çmendur” si për kreun dhe për fundin e tabelës. Kjo pas 1 pikë e ndan edhe Partizanin dhe Egnatian që mbajnë vendet tre dhe katër me Dinamon lider.

Në anën tjetër edhe fundi i tabelës po dhuron po ashtu spektakël. Tre pikë larg është Skënderbeu që mbyll renditjen me Tiranën, që qëndron jashtë “zonës së ftohtë”.

Kampionati në Shqipëri mbyllet në vikendin që vjen, ku zhvillohen ndeshjet e xhiros së 19-të.