Sporti

Ilir Daja: Kemi kontigjent të mirë të lojtarëve, fati është në dorën tonë

05/05/2024 17:09
nga:E K

Ballkani ka arritur fitore të rëndësishme në garë për titull sot ndaj Dukagjinit.

Suharekasit kanë fituar me rezultat 3-0 me golat e shënuar nga Emërllahu, Kuc dhe Gripshi, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për media ka folur trajneri i Ballkanit, Ilir Daja.

Kishim një fillim shumë të mirë. Administruam mirë pjesën e parë, por të dytën nuk bëmë aq mirë. Dukagjini pati rastet e veta, pozitive kemi faktin që vazhdojmë të mbesim në vend të parë. Kemi kontigjentin në pozicion, gjërat pastaj janë në dorën tonë.

Të gjithë lojtarët që u aktivizuan, janë lojtarë që kanë startuar edhe nga fillimi, që do të thotë kishim përqëndrim maksimal këtu. Nëse humb përqëndrimin tani, nuk ka më kohë që të rikuperohen pikët“, tha Ilir Daja.

/GazetaBlic Sport/