Sporti

Ilir Daja: “Jemi grup i fortë, luftojmë të gjithë bashkë – që nga lojtarët në fushë e deri ata te banka rezervë”

10/05/2023 21:02
nga:E K

Ballkani ka arritur fitore të madhe në “Fadil Vokrri” ndaj Dinamo Zagrebit.

Kampioni i Kosovës ka mposhtur gjigantin kroat me rezultat solid 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Almir Kryeziu në minutën e 44’të të takimit realizoi për të hapur llogarinë e golave në Prishtinë.

Për të vulosur fitoren e skuadrës së Ilir Dajës u përkujdes, Hamidi.

Hamidi realizoi gol në minutën e 84’të të takimit.

Pas ndeshjes foli për “Sport1”, foli trajneri, Ilir Daja.

“Kemi bërë shumë histori. Kemi dy vjet që marrim pjesë në grupe, bëmë performanca shumë të mira. Kjo ka emërues të përbashkët këta djem që po luftojnë shumë. Me ekipe të tilla natyrshëm që nuk mund të bësh një lojë briliante, pasi ata kanë shumë eksperiencë dhe kualitet. Këtë ‘diferencë’ e zbusim sepse jemi grup, luftojmë bashkë prej atyre që janë në fushë e deri ata që janë në pankinë. Ne kemi studiuar kundërshtarin, ata janë ekip që duhet respektuar në maksimum. Kishim fokus të veçantë te kapiteni dhe disa lojtarë tjerë me kualitet, kjo rezultoi pozitive, megjithatë pa karakterin luftarak të djemve nuk do ishin të mundura gjithë këto suksese që kemi arritur deri sot“, tha Daja.

/GazetaBlic Sport/