Sporti

Ilir Daja flet pas fitores së thellë të skuadrës së tij, tregon pikat e forta që kishte sot Ballkani

02/12/2022 15:12
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Ballkani ka triumfuar me rezultat 4 me 1 ndaj Dukagjinit, shkruan GazetaBlic Sport.

Korrenica, Thaqi, Gashi dhe Zeka shënuan për skuadrën nga Suhareka, kurse Merlaku shënoi golin e vetëm për mysafirët.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Dajaj është deklaruar shumë i kënaqur me rezultatin pas ndeshjes.

“Jemi të lumtur me faktin që e nisim me fitore sezonin pranveror. Kjo është meritë e të gjithë futbollistëve, të cilët kanë bashkëpunuar shumë mirë me njëri-tjetrin. Ajo që më pëlqeu ishte pjesa e parë dhe ajo që duhet përmirësuar është paraqitja jonë në pjesën e dytë”, tha Daja.

/GazetaBlic Sport/