Sporti

Ilir Daja: Do më shijoj një fitore në Champions, nuk e kemi mbyllur merkaton

07/06/2023 17:49
nga:Mergim Rreci

Ballkani do të ndeshet në turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve kundër bullgarëve të Ludogorets. I ftuar në “Panorama TV’, në emisionin “Panorama Sport”, trajneri i skuadrës nga Suhareka, Ilir Daja u shpreh se sfida do të jetë tejet e vështirë, por që ekipi i tij do të tregojë më të mirën në fushë.

“Ne e kemi nisur pas një jave pushim. E kemi nisur në Ohër në kushte mjaft të mira. Kapja e formës maksimale aq sa mundemi në këtë periudhë në ndeshjen që do të bëjmë kundër Ludogorets.

Në ndeshjen e fundit kemi pasur dy dëmtime. Shpresoj t’i kemi të gatshëm. I gjithë kontingjenti dua të jetë gati. Shpresoj që mos të kemi dëmtime të tjera.

Besoj se çdo trajner nuk është i kënaqur dhe kërkon gjithmonë afrime në cilësi. Ne nuk e kemi mbyllur merkaton. Deri sot në darke kemi mundësi të prezantuar listën, sepse deri sot në orën 12:00 të natës është koha.

Besoj që kemi bërë dy paraqitje mjaft të mira, por pa harruar që dhe Tirana dhe Partizani kanë bërë paraqitje mjaft të mira. Shpresoj që dhe ato të bëjnë paraqitje të mira në Europë. Prurjet e reja duan atë kohën e vetë për t’u përshtatur me grupin.

Të dyja ekipet ishin në gjendje mjaft të mirë. nuk jam nga ata që dua të bëj “qoka”, por pash që të dyja mund të paraqesin mjaft mirë futbollin shqiptar.

Do të thoja që do më shijoj shumë fitorja kundër një skuadre me shumë eksperiencë, ndaj Ludogorets. Fitoret në miqësore nuk është se më bëjnë të lumtur, por loja e bukur që tregohet nuk është keq.

Qoftë Partizani, ashtu dhe Tirana ishin ekipet më të forta që mund të ndesheshim. Iu referova këtyre dy ndeshje, por dhe Struga kishte një ekip goxha simpatik. Të vetmet mundësi që kishim ishin që të përballeshim me Tiranën dhe Partizanin. Natyrshëm që i afrohen dhe pak me shumë niveleve të këtyre kompeticoneve.

Të gjithë e dimë që na ra ekipi më i fortë i atij minigrupi. Është një ekip që ka dalë 12 herë kampion në Bullgari. Ka eksperiencë, cilësi shumë më tepër se ne. Për ne ishte hera e parë përfaqësimi vitin e kaluar në Europë. E vlerësojmë kundërshtarin, por që në fund fare dhe ne do të mundohemi të paraqesim më të mirën. Të përfaqësojmë më së miri Kosovën, Suharekën. Të do të preferonim të kishim një kundërshtar relativisht më të lehtë, por ky është shorti dhe ne do ta respektojmë kundërshtarin. Jemi përballur me ekipe goxha të forta në Ligën e Konferencës dhe pavarësisht rezultateve kemi bërë lojë të mirë.

Ndeshja në shtëpi? Nuk është avantazh. Nëse shkon në shtesë ndeshjen e dytë ke 30 minuta më shumë dhe penalltitë. Prandaj do të ishte më e mirë ndeshja e dytë në Kosovë. Gjithsesi ne duhet të japim maksimumin tonë dhe të përballemi denjësisht me kundërshtarin.

Nuk dua që lojtarët të mendojnë mbas dy javësh, sepse do na bënte shumë keq. Do na mbante keq sepse do ta hiqnim mendjen nga ndeshja me kampionen e Bullgarisë.

Ka qen një vit e gjysmë i çmendur. Janë fituar gjithçka në këtë periudhë. Ishte hera e parë në edicionin e kaluar që Ballkani jo vetëm shpallej kampion, por edhe të luante në kualifikueset e Europës.

Vitin e parë me Partizanin kemi humbur kampionatin në ndeshjen e parafundit, me një penallti që po të ishte VAR-i nuk do jepej. E kemi kaluar turin e parë me Partizanin në një periudhë që na iku një pjesë e madhe e lojtarëve. Kemi bërë një kampionat me merkaton e bllokuar. Pastaj ishte një rinovim total e ekipit, që sot janë një pjesë mjaft e mirë e Partizanit. Kur bëhen gjithë këto ndryshime risku është i tillë. Zoti me një dorë të hedhë, me një të pretë.

Një pjesë e lojtarëve që u shpall kampion kanë qenë aty kur isha dhe unë, por që nuk them që i kam marrë unë. Natyrshëm që janë shtuar në cilësi dhe këtë vit. Unë kam qenë ajo përqindje që ka Partizani për titullin.

Sigurisht që i kam uruar. Nuk kam pasur kontakte me Kolelën, por me drejtorin Marini. Kam uruar presidentin Demi. Edhe ata më kanë uruar. Me drejtorin Rama që kemi një raport tjetër dhe më miqësor. Të dyja palët dhe ata më kanë uruar dhe unë i kam uruar. Më vjen mirë që Partizani u shpall kampion, siç më vjen keq që nuk e mori Tirana, sepse i kam drejtuar të dyja. Unë pash dy ekipe shumë të forta që ngrenë dhe cilësinë e futbollit shqiptar.

Sa i përket nivelit besoj se është aty-aty. Për nga cilësia, për nga elementët. Ajo që bën diferencën është infrastruktura. Jo vetëm në “Air Albania”, por dhe në Shkodër, Elbasan, janë stadiume që ia rrisin kualitetin e ndeshjeve. Kjo është inferiore në Kosovë, sepse vetëm dy stadiume janë të tilla në Kosovë. Sa i përket edukatës së punës, besoj se këtu janë më pak të përkëdhelur se në Shqipëri, që do të thotë lojtarët e rinj në Kosovë kanë qëndrueshmëri më të lartë. Të rinjtë nuk ikin nëse s’kanë vende. Ndërsa në Shqipëri lëvizin shumë, ka kontradikta me klubin.

Besoj e unë dua të flas vetëm për veten. Nga eksperienca ime është një raport dy-krahësh. Trajnerët trajtohen sipas pozicionit që mbajnë vetë. Në momentin që trajnerët tolerojnë, do të kenë një mostrajtim të mirë drejt tyre.

Te Tirana kam pasur dëshirën që të qëndroja gjatë. Qëndrova një vit, te Partizani një vit e gjysmë. Sot i kam miq të dy presidentët. Besoj se trajnerët janë me çantë në dorë, varet nga rezultati. Deri në momentin që do jemi me objektiva madhorë, mendoj të rri deri në atë moment që ekipi të më përgjigjet dhe unë t’i përgjigjem klubit për objektivat që ka”, u shpreh Daja.