Sporti

Ilir Daja deklarohet pas triumfit ndaj Ulpianës: Skuadra duroi deri tek goli i parë

02/23/2022 15:19
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Ballkani ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Ulpianës, shkruan GazetaBlic Sport.

Suharekasit triumfuan me rezultat 3 me 0. Kuç, Baftiu dhe Zeka shënuan për fitoren e skuadrës së Ilir Dajës.

Trajneri Daja u deklarua i lumtur me paraqitje e futbollistëve të tij në këtë takim.

“E dinim që Ulpianës do ta kishim të vështirë të gjenim hapësirë, skuadra duroi deri tek shënimi i golit. Më pas erdhi goli i dytë dhe më pas ishim edhe më të qetë. Pa folur për pjesën e dytë kur kundërshtari ishte me një lojtar më pak. Normalisht kur je në pozitat e para ka edhe presion, por ndeshjet do t’i marrim një nga një dhe jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të mi”, tha Daja.