Futbollisti i mirënjohur kosovar, Ilir Berisha ka vendosur që të pensionohet nga futbolli aktiv.
Berisha ka falënderuar të gjitha klubet që ka qenë pjesë e tyre, kurse falënderim të veçantë pati për Shqipërinë dhe Kosovën, të cilat i përfaqësoi në nivelin e kombëtareve, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai njoftoi poashtu se nuk do të shkëputet nga futbolli, sepse tashmë është duke kryer licencat e duhura për t’u bërë trajner.