Skuadra e Llapit ka nisur mjaft mirë sezonin pranveror, pasi në dy ndeshjet e para në Superligën e Kosovës ka arritur dy fitore – duke mposhtur Drenicën dhe Trepçën 89′.
Portieri i ekipit të Llapit, Ilir Avdyli thotë se atmosfera tek ekipi i tyre është mjaft i mirë dhe tani duan rezultat pozitiv edhe ndaj Dukagjinit, pavarësisht se ekipi nga Klina është një ekip i papërshtatshëm në ndeshjet si vendas.
“Atmosfera në ekip është shumë e mirë, futemi në ndeshjen e ardhshme pas dy fitoreve dhe të qetë në aspektin psikologjik. Luajmë me një kundërshtar që duhet me vlerësu maksimalisht, sepse në fushen e tyre janë të papërshtatshëm”, tha fillimisht Ilir Avdyli për ‘GazetaBlic Sport’.
Avdyli ka zhvilluar paraqitje mjaft të mira edhe në aspektin individual dhe tifozëve i premton angazhim maksimal që t’ua kthejë përkrahjen e madhe.
“Në aspektin individual më gëzon fakti që po e ndihmojë ekipin dhe shpresojë të kemi vazhdimësi. Për tifozët premtojë të japë më të mirën në çdo ndeshje në menyrë që t’ua kthejmë me rezultate përkrahjen e tyre që na e japin çdo javë”, përfundoi Avdyli.
Kujtojmë se ndeshja Dukagjini – Llapi luhet nesër nga ora 13:00 në stadiumin “18 Qershori”.
/GazetaBlic Sport


