Showtime

Ilda Bejleri shtatzënë, zbulohet gjinia e fëmijës

05/08/2022 20:18
nga:G B

Moderatorja e njohur sportive, Ilda bejleri ndodhet në një pritje të ëmbël.

Ilda është shkëputur nga ekrani, duke u fokusuar kështu te kjo fazë në jetën e saj.

Ndonëse është munduar që këtë lajm ta mbajë sa më sekret nga publiku, në rrjetet sociale është vënë re se në fotot e fundit, ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Ilda dhe partneri i saj janë në pritje të një vajze, që do të vijë në jetë pas rreth 4 muajsh.

Aktualisht Ilda po vijon aktivitetin e saj normal në biznes, por edhe në jetën e saj duke shijuar edhe shtatzënësisë e saj.