Moderatorja e njohur shqiptare Ilda Beljeri, së fundmi ka komentuar ngjarjet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”.
Ajo foli për mardhënien e dyshës më të përfolur për momentin Donald-Beatrix, raporton GazetaBlic.
Sipas saj Trixa nuk është ajo që duhet të kërkojë falje për gjërat që ndjen, falje duhet të kërkonte Donaldi.
“Unë nuk dua t’i futem detajeve se çdo gjë është personale sidomos në një raport mes dy njerëzve. Më ka ardhur keq për Trixën në momentin që iu bë ai gjyqi skandaloz dhe i thoshin të kërkonte falje. Nëse është dikush që duhet të kërkojë falje është ai djali!“, tha ajo.
Kurse fituesi sipas saj është balerini i njohur Ilir Shaqiri, për faktin se është një artist që nuk ka marrë asnjë meritë dhe vlerësim nga Shqipëria, përtej faktit se i ka dhënë shumë asaj./GazetaBlic/


