Showtime

Ilda Bejleri bëhet nënë, emri që ka zgjedhur për vajzën shumë i veçantë

08/08/2022 12:11
nga:G B

Moderatorja Ilda Bejleri bëhet nënë. Ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj dhe emri që ka zgjedhur për vogëlushen e saj është tejet i veçantë. Kryefjala.com ka zbuluar se vajza e vogël e Ilda Bejlerit quhet, Siena.

Ilda dhe partneri i saj Arditi janë në qiellin e shtatë për ardhjen në jetë të vajzës së tyre Siena.

Moderatorja Ilda Bejleri e ka mbajtur larg vëmendjes mediatike shtatzëninë e saj edhe pse ne e dimë që mezi priste të vinte në jetë e vogla e saj.

Ne i urojmë jetë të gjatë Sienës së vogël e të rritet e lumtur me shëndet pranë mamit dhe babit të saj.