Sporti

Il Corriere dello Sport: Messi do ta fitojë Topin e Artë, por s’e meriton

10/19/2021 17:22
nga:Lorik J

Gazeta italiane, Il Corriere dello Sport beson se ylli i Paris Saint-Germain, Lionel Messi do të fitojë Topin e Artë për shkak të emrit të tij.

“Ai ka fituar më pak se Jorginho, por më 29 nëntor ai do të triumfojë”, shkruhet në postimin e tyre.

Gazeta beson se argjentinasi do të fitojë sepse është Lionel Messi dhe jo sepse ishte lojtari më i mirë.

Il Corriere dello Sport beson se Messi, i cili iu bashkua Paris Saint-Germain në një transferim falas këtë verë, nuk duhet të fitojë çmimin e dëshiruar, pasi duhet të shpërblejë lojtarin më të mirë të vitit gjithashtu bazuar në trofetë e fituar.

Gazeta italiane më pas pretendon se nuk ka dyshim që Jorginho duhet të marrë trofeun në nëntor, pas arritjeve me Italinë e Chelsean.

/GazetaBlic Sport