Lajme

IKShPK thirrje qytetarëve: Pranoni dozën përforcuese anti-Covid e vaksinën kundër gripit sezonal

12/22/2021 09:03
nga:M K

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve t’i pranojnë dozat përforcuese anti-Covid.

Përveç kësaj, IKShPK gjithashtu ka ftuar banorët e Republikës së Kosovës që ta pranojnë vaksinën kundër gripit sezonal, konform rekomandimeve të OBSH-së, përcjell GazetaBlic.

“Me qëllim të zvogëlimit dhe eliminimit të rrezikut për paraqitjen e epidemisë së gripit si dhe sëmundjeve të tjera vaksinë parandaluese, një nga prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës është edhe zbatimi i programit të zgjëruar të imunizimit, duke synuar pëfshirjen e të të gjitha komuniteteve të cilat jetojnë në territorin e Kosovës”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

/GazetaBlic/