Lajme

IKSHPK nxjerr rezultat tjetër: Uji në Deçan nuk është i infektuar!

07/13/2021 23:52
nga:M K

Kanë rezultuar negative edhe analizat mikrobiologjike të mostrave në rastin e helmimit të banorëve në Komunën e Deçanit.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Adnora Nurboja nga IKSHPK, me ç’rast rezulton se uji në Deçan, nuk është i infektuar.

Ajo tutje ka shtuar se pavarësisht këtyre rezultateve, ditëve në vazhdim do të merren sërish mostra për testim.

Analizat janë kryer në laboratoret mikrobiologjike të IKSHPK-së, për të mësuar nëse ky rast ka të bëjë me kontaminim.

QKMF-ja në Deçan furnizohet me barna për pacientët që po trajtohen për helmim