Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në Kosovë nuk ka raste të raportuara të Virusit të Nilit Perëndimor.
IKShPK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe parandalim të infeksioneve që tek njerëzit kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara.
Derisa, IKShPK-ja ka ndarë përmes infografikave në vijim për qytetarët informacionet dhe rekomandimet lidhur me Virusin e Nilit Perëndimor.