Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka dalë me njoftim për masat parandaluese kundër Sindromës meningjeale, raporton Gazeta Blic.
Me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik dhe parandalimit të përhapjes së infeksioneve në ambientet ku ka grumbullim të qytetarëve, IKSHPK-ja apelon tek qytetarët që të kontrollojnë vazhdimisht ujin e pijshëm dhe klorizimin e tij.
Gjithashtu IKShPK-ja kërkon të raportohen menjëherë rastet e dyshuara në infeksione, si Sindroma meningjeale apo të tjera.
“IKShPK ka shtuar gatishmërinë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve të ndryshme ngjitëse, marrë parasysh faktin se numri i rasteve të raportuara për Sindromën meningjeale gjatë muajit korrik-gusht, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka shënuar rritje”, thuhet në njoftim.
Rekomandimet nga IKShP-ja:
• Kontrollimi dhe klorizimi i ujit për pije duhet të jetë i vazhdueshëm;
• Kontrollimi dhe klorizimi i ujit të pishinave duhet të jetë i përhershëm;
• Mirëmbajtja dhe pastrimi i rregullt i pishinave familjare;
• Raportimi i sëmundjes dhe hulumtimi është i obliguar në rast të epidemisë apo rrezikut për shfaqje të saj;
• Konfirmimi laboratorik dhe njohja e shkaktarit e domosdoshme;
• Raportimi i menjëhershëm (brenda 24 orëve) i rastit të vdekjes nga Meningjiti nga spitali, klinika, etj.
• Edukimi shëndetësor i popullatës mbi masat e përgjithshme parandaluese;
• Komunikimi me media dhe informimi i popullatës;
• Shpërndarja e informatave në të gjitha nivelet dhe partnerët relevantë;
• Promovimi dhe edukimi shëndetësor në institucionet parashkollore dhe shkollore;
• Mbikëqyrja aktive në institucionet parashkollore dhe shkollore;
• Promovimi dhe edukimi shëndetësor në institucionet parashkollore dhe shkollore.


