Lajme

IKSHPK këshillon qytetarët se si të mbrohen nga gripi sezonal

12/30/2025 15:01
nga:Sh R

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gripi sezonal është sëmundje akute infektive e cila te një numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, te të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

IKSHPK-ja vlerëson se vaksina kundër gripit është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe përhapjen e virusit, njofton Dukagjini.

Nëpërmjet në njoftimi, IKSHPK-ja ka këshilluar qytetarët se si të mbrohen nga gripi sezonal.

“Disa këshilla se si të mbrohemi nga gripi sezonal: lani duart shpesh me ujë dhe sapun, mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose teshtini, shmangni kontaktin e ngushtë me persona të sëmurë, qëndroni në shtëpi nëse jeni të sëmurë, ushqehuni shëndetshëm dhe pini shumë lëngje dhe vaksinohuni çdo vit kundër gripit sezonal”, thuhet në njoftim.