Lajme

IKSHPK: Festoni qetë, lëndimet janë të pariparueshme

12/27/2023 19:57
nga:Y I

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje që të festohet qetë dhe me kujdes, duke kërkuar të ruhet shëndet.

Në një njoftim në Facebook, IKSHPK-ja ka thënë se në bazë të statistikave, shumë persona lëndohen nga hedhja e mjeteve piroteknike në vende publike.

“Qytetarë të nderuar! Mos luani me mjete piroteknike! Statistikat flasin për shumë persona të lënduar rëndë e lehtë në çdo festë nga hedhja e mjeteve piroteknike kudo në vende publike! Lëndimet nuk riparohen! Ju lutemi! Festoni qetë e me kujdes! Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve”, thuhet në reagim.