Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik apelon për vaksinimin e fëmijëve me vaksinat MMR (kundër fruthit, shytave dhe rubellës).
Thirrja vie si masë e rëndësishme për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve, transmeton klankosova.tv.
Gjatë periudhës janar-mars 2025, janë regjistruar disa raste sporadike me fruth, ndaj IKSHPK vlerëson se është shumë e rëndësishme që çdo fëmijë të jetë i vaksinuar për të parandaluar shpërthime të mundshme të këtyre sëmundjeve.


