Lajme

IKSHPK apel qytetarëve: Virusi është kudo, bartni maskat dhe vaksinohuni!

02/01/2022 15:46
nga:Y I

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përsëri ka dalur me apelin e njejtë për vaksinim dhe respektim të masave Anti-COVID.

Nga IKSHPK është thënë se varianti Omicron (B.1.1.529) po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë, me shtim të hospitalizimeve dhe rasteve fatale.

Andaj, sipas këtij instituti situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim.

“Të gjitha të dhënat nga vendet tjera dëshmojnë qartë dhe pa asnjë dyshim, se ky variant mund të shkaktojë sëmundje të rëndë dhe humbje jete, sidomos mes personave të pavaksinuar dhe, deri diku, edhe mes atyre që nuk kanë marrë dozën përforcuese. Andaj, Vaksinimi mbetet arma më e fortë për të parandaluar hospitalizimin dhe rastet e rënda klinike”, thuhet nga IKSHPK.

Njoftimi i plotë:

Alarmante: 6 viktima dhe 2.033 raste të reja me COVID-19 në Kosovë