Lajme

Ikramije Bojaxhiu caktohet Zv/Kryeprokurore e Prokurorisë së Apelit

12/29/2025 15:13
nga:G B

Me propozim të Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, Agron Bajrami, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), caktoi Ikramije Bojaxhiun zëvendëkryeprokurore të kësaj Prokurorie.

Kryesuesi Ardian Hajdaraj tha se Bajrami ka sqaruar në propozimin e tij se Bojaxhiu i plotëson kriteret e kërkuara ligjote për këtë pozitë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Andaj, me 6 vota për, Bojaxhiu u caktua në këtë pozitë.