Sporti

Ikona gjermane, Matthaus: Lukaku zëvendësuesi ideal për Lewandowskin

06/20/2022 23:09
nga:E K

Robert Lewandowski është drejt largimit nga Bayern Munich.

Ikona gjermane, Lothar Matthaus ka sugjeruar Bavarëzët që zëvendësimi ideal për polakun do ishte Romelu Lukaku, shkruan GazetaBlic Sport.

Lewandowski edhe publikisht ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga Bayerni ndërsa Matthaus beson që Romelu Lukaku do të ishte i vetmi zëvendësues ideal në rast se polaku largohet.

“Unë akoma e shoh Lukakun si alternativën e vetme ideale”, ka shkruar Matthaus në kolumnën e tij për ‘Sky Sport Germany’.

“Është kjo zgjidhja, ose Nagelsmann bën Guardiolan dhe Bayerni luan me tre ofensivë, por pa sulmues”, shtoi ikona.