Ndërsa shumica e yjeve të futbollit mburren me foto dhe video nga jahte luksoze apo nga disa destinacione ekzotike pushimesh në rrjetet sociale gjatë verës, mesfushori i Villarrealit kënaqi publikun me modestinë e tij duke kaluar pushime ‘modeste’.
Manu Trigueros ka kaluar një pushim normal me familjen e tij dhe ka publikuar vetëm dy foto. Në njërin po ha ushqim të zier dhe në tjetrin është me vajzën e tij në një plazh publik pranë Villarrealit, të cilin e ndau me vendasit dhe turistët e zakonshëm.
“Nuk më pëlqen të vendos foto të jahteve dhe të tilla në profilin tim. E shijova këtë verë si askush tjetër”, tha Trigueros për Radioestadio Noche pasi iu bashkua përgatitjeve të klubit për sezonin e ri.
Ai thotë se shokët e skuadrës filluan ta ngacmojnë sapo ai u paraqit në stërvitje, por se çdo gjë e merr si shaka. Në fund të fundit, ai i ka befasuar më shumë me një foto ku shfaqet i lumtur në tavolinë me një pjatë me ushqim të zier dhe një gotë verë përpara.
“Fotografia e ime duke ushqim të zier në Talavera në mes të një vale të nxehti mori shumë vëmendje, por mamaja ime bën ushqime shumë të mira,” shpjegoi Trigueros, 30, i cili mbërriti në Villarreal 12 vjet më parë dhe që atëherë është bërë diçka si një ikona e klubit, duke luajtur 423 ndeshje me 34 gola dhe 38 asistime.
/GazetaBlic Sport/


