Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar se doktori i mirënjohur, Burhan Abdullahu, nga sot merr përgjegjësinë e shefit të shtabit për shëndetësi në ekipin e tij.
Buja tha se Abdullahu është një figurë e palëkundur e PDK-së në qytetin e Lipjanit, ikonë e mjekësisë dhe stomatologjisë e sinonim i profesionalizmit dhe përkushtimit në shëndetin e qytetarëve.
Ai tha se i njëjti ka qenë i burgosur politik gjatë demonstratave të vitit 1981 dhe i larguari i parë nga puna në sektorin e shëndetësisë gjatë masave të dhunshme në vitet e 90-ta.
“Burhan Abdullahu, ikonë e mjekësisë dhe stomatologjisë në Lipjan, sinonim i profesionalizmit dhe përkushtimit në shëndetin e qytetarëve, si dhe figurë e palëkundur e PDK-së në qytetin e Lipjanit.I burgosur politik gjatë demonstratave të vitit 1981, i larguari i parë nga puna në sektorin e shëndetësisë gjatë masave të dhunshme në vitet e ’90-ta, dhe në shërbim të popullatës gjatë luftës, jeta dhe veprimtaria e doktor Burhanit dëshmojnë vendosmërinë, guximin dhe dashurinë për vendin” shkruan Buja raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Burhan Abdullahu, ikonë e mjekësisë dhe stomatologjisë në Lipjan, sinonim i profesionalizmit dhe përkushtimit në shëndetin e qytetarëve, si dhe figurë e palëkundur e PDK-së në qytetin e Lipjanit.
I burgosur politik gjatë demonstratave të vitit 1981, i larguari i parë nga puna në sektorin e shëndetësisë gjatë masave të dhunshme në vitet e ’90-ta, dhe në shërbim të popullatës gjatë luftës, jeta dhe veprimtaria e doktor Burhanit dëshmojnë vendosmërinë, guximin dhe dashurinë për vendin.
Sot, ai merr përgjegjësinë e shefit të shtabit për shëndetësi, duke e bërë ekipin tonë edhe më të fortë.
Me doktor Burhanin pjesë të ekipit fitues, fitorja është e sigurt!


