Lajme

IKKL: E vërteta flet, kërkesa për drejtësi vazhdon

12/11/2025 22:09
nga:N K

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë thotë se ekspozita “E vërteta, kujtesa, drejtësia”, sjellë për publikun fotografi dhe dokumente të periudhës së luftës, dëshmi të dhimbjes njerëzore dhe të krimeve të kryera ndaj civilëve në Kosovë.

“Ajo shërben si kujtesë e domosdoshme se e vërteta nuk duhet të harrohet dhe se thirrja për drejtësi mbetet detyrë e përhershme”, thotë IKKL-ja.

Ky institut thotë se është i përkushtuar të dokumentojë, ruajë dhe publikojë materialet që dëshmojnë të kaluarën, me qëllim që kujtesa kolektive të jetë e plotë, e vërtetë dhe e mbrojtur nga çdo tentativë mohimi apo shtrembërimi.

“E vërteta flet. Kujtesa nuk hesht. Kërkesa për drejtësi vazhdon”, thonë ata.

Një ditë më parë, në hollin e Kuvendit të Kosovës në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, u hap ekspozita “E vërteta, kujtesa, drejtësia” e organizuar nga Presidenca nëpërmjet Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në bashkëpunim me Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.