Lajme

Ikja e infermierëve/ Kryetarja e OIK: Arsyet e largimit janë të ndryshme, duke filluar nga arsyet financiare

07/18/2024 20:09
nga:N K

Ikja e mjekëve dhe infermierëve nga Kosova mbetet ende një nga problemet më shqetësuese në Kosovë.

Lidhur me këtë, në një prononcim për Gazeta Blic, u deklarua Kryetarja e Odës së Infermierëve së Kosovës, Nexhmije Gori.

Ajo tha se largimi i infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë i referohen kërkesave të anëtarëve për vërtetime për të kaluarën etike.

“Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë sa i përket largimit të infermierëve nga Kosova i referohet kryesisht kërkesave të anëtarëve për vërtetime për të kaluarën etike të cilat i përcjellin në shtetet ku synojnë të punojnë apo licencave të pa plastifilkuara të cilat si të tilla kërkohen nga ambasadat e shteteve perëndimore”, deklaroi ajo.

Tutje ajo tregon numrin e infermierëve që kanë kërkuar dokumente për të kaluarën etike si dhe licenca pa plastifikim sipas viteve nga 2021 deri më 2024.

“Sipas viteve ky është numri i infermierëve që kanë kërkuar dokumente për të kaluarën etike si dhe licenca pa plastifikim. (2021 Vërtetime për të kaluarën etike: 03 Licenca pa plastifikim  119). (2022 Vërtetime për të kaluarën etike:  77 Licenca pa plastifikim 472).  (2023 Vërtetime për të kaluarën etike:  116 Licenca pa plastifikim: 713).  (2024 (deri me 1 korrik 2024) Vërtetim të Kodit Etik 81. Licencë të pa plastifikuar 174)”, theksoi ajo.

Gori thohet se arsyet që shtyejnë largimin e infemierëve nga Kosova janë nga më të ndryshmet duke theksuar si të parën arsye, atë financiare.

“Arsyet e largimit janë të ndryshme. Kryesisht janë këto arsye të largimit të infermierëve nga Kosova si arsyet financiare – paga shumë më të larta në vendet ku shpërngulen, cilësia më e mirë e jetesës në vendin ku emigrojnë, siguria dhe kushtet më të mira të punës në vendet ku shpërngulen”, u shpreh ajo.

Për në fund, kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës, thotë se kanë pakënaqësi mes këtij komunitieti sepse sipas saj është një ligj që nuk i trajton të gjitha kategoritë e profesionisteve shëndetësorë sipas nivelit të shkollimit.

“Duhet potencuar se ne kemi një ligj që megjithatë nuk i trajton gjitha kategoritë e profesionisteve shëndetësore sipas nivelit të shkollimit dhe përgatitjes profesionale. Kjo ka bërë që të ketë pakënaqësi mes komunitetit”, përfundoi kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës.

/GazetaBlic/