Kupa e Botës 2022

Iker Casillas do ta dërgojë trofeun e madh para finales së Kupës së Botës

12/18/2022 08:58
nga:Lorik J

Iker Casillas, ish-portieri i Real Madridit, do të dorëzojë kupën në fushën e Estadio Lusail sot në finalen mes Argjentinës dhe Francës.

Kjo nuk është hera e parë që një nder i tillë i besohet ish-portierit historik të madrilenëve, pasi katër vite më parë, në Botërorin 2018 në Rusi, ishte ai që prezantoi kupën në fushën e stadiumit Luzhniki në ceremoninë e hapjes së turneut, para ndeshjes hapëse ndërmjet Rusisë dhe Arabisë Saudite.

Poashtu, kur Portugalia fitoi Euro 2016, në Francë, ishte gjithashtu një spanjoll që çoi kupën në fushë, pak çaste para finales së luajtur në Stade de France (stadiumi Saint-Denis), me portguezët që mundën  Francën me 1- 0, me golin e Eder, në minutën e 109-të të shtesës.

/GazetaBlic Sport