Tension në stërvitjen e Napolit me protagonistë Luciano Spallettin dhe Victor Osimhen. Sulmuesi kryesor i ekipit është ankuar dhe ka kërkuar faull në një përplasje mes Anguissa dhe mbrojtësit norvegjez Ostigard, afrimi i fundit i Napolit.
Goleadori i Napolit ka reaguar ashpër ndaj Anguissa, duke i kërkuar llogari mesfushorit kamerunas për lojën e fortë. Nigeriani ishte i bindur për faull, por ndryshe mendonte trajneri.
Spalletti e ka dëbuar nga fusha Osimhen, i cili ishte tepër i zemëruar. “Po flet shumë, ik futi një dush”, i është drejtuar timonieri i ekipit italian 23-vjeçarit afrikan./ss
Totti ❌
Icardi ❌
Insigne ❌
Osimhen ⏳
Spalletti spalletting
pic.twitter.com/a4FKjilTG5— Matte ?? (@MatteScm) July 24, 2022