Sporti

Jose Mourinho interesohet për futbollistin e dalur nga akademia e Barcelonës

10/15/2021 21:01
nga:Mergim Rreci

Spanjollët e Fichajes.net kanë raportuar sot për interesimin e disa klubeve të La Ligas në mesfushorin 22-vjeçar, Riqui Puig të Barcelonës dhe njoftuan poashtu se ka një ofertë nga Roma e José Mourinho.

Ish-reprezentuesi spanjoll nën 21 vjeç, i dalur në shkollat e La Masía dhe i vlerësuar në 15 milionë euro, ka pasur pak kohë loje dhe është një objektiv tërheqës për disa ekipe të rangut të lartë, përcjell GazetaBlic Sport.

Riqui Puig, kontrata e të cilit skadon në 2022/23, shihet si një mundësi e shkëlqyer, në huazim nga Barcelona, kur afati i transferimit të rihapet në janar.