Napoli është i interesuar për mesfushorin e Milanit, Younis Musa.
Trajneri Antonio Conte, e vlerëson shumë lojtarin dhe negociatat mes dy klubeve tashmë kanë filluar.
Musa ka dhënë dritën jeshile për një transferim në “Diego Armando Maradona”, me kushtet personale që nuk janë problem.
22-vjeçari amerikan luajti 40 ndeshje me ekipin Rossoner sezonin e kaluar në të gjitha garat.
/GazetaBlic Sport/


