Sporti

Roma e mposhti Interin, Mourinho e shikoi ndeshjen në autobus

10/01/2022 23:21
nga:Mergim Rreci

Roma mori një fitore në “San Siro”, përballë Interit, dhe ngjitet në vendin e katërt në Serinë A me 16 pikë.

Një sfidë që Josè Mourinho nuk mundi ta drejtonte nga pankina për shkak të skualifikimit që mori para dy javësh, në ndeshjen e raundin të shtatë. Ashtu si në sezonin e kaluar, ai nuk preferoi të ishte në tribunë, duke e ndjekur takimin nga autobusi i ekipit.

Edhe gjatë sezonit 2021/2022, i skualifikuar për ndeshjen ndaj Spezias, Mourinho e kishte parë ndeshjen në parkimin e stadiumit, brenda autobusit, së bashku me shoferin dhe disa bashkëpunëtorë.

Mourinho tregoi përmes Instagramit se si e pa ndeshjen kundër Interit, me verdhekuqtë që u drejtuan nga ndihmësi i tij, Foti.