Lajme

Inspektoriati i Punës: Mbi 900 masa ndëshkuese ndaj kompanive të ndërtimit për parregullësi

08/13/2024 12:57
nga:N K

Në vazhdimësi po bëhet inspektimi i punës në terren në rast të ndonjë shfaqje parregullsie eventuale që mund të hasin puntorët në vendet e tyre të punës.

Në një përgjigje me shkrim për GazetaBlic, Vesel Zhinipotoku nga Inspektoriati Qendror i Punës thekson se në vazhdimësi pranojnë ankesa të ndryshme për pretendime të shkeljeve të të drejtave të punëtorëve në vendin e punës.

“Inspektorati Qendror i Punës në vazhdimsi pranon ankesa të ndryshme, në lidhje me pretendimet se i’u shkilen të drejtat nga legjislacioni të cilin e mbikëqyrim”, theksoi Zhinipotoku.

Tutje ai bën të ditur se vetëm gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti janë shqiptuar mbi 900 gjoba ndaj kompanive të ndërtimit për mosrespektim të të drejtave të puntorëve.

“Gjatë kësaj periudhe kohore IQP-ja ka shqiptuar gjithësej 989 masa ndëshkimore”, deklaroi ai.

E, për rrezikun që mund të shfaqet në projekt-ndërtimet nga ana e puntorëve, IQP thotë se aty ku puntorët hasin parregullsi, ndërmarrin masa ligjore të menjëhershme.

“IQP konform planifikimit të inspektimeve, si dhe ankesave të pranuara zhvillon inspektime, dhe aty ku gjenë parregullsi ndermerr veprimet e parapara ligjore”, përfundoi Zhinipotoku.

/GazetaBlic/