Kandidat i Lidhjes Demokratike për deputet, Besim Mulaj ka vizituar sot komunën e Rahovecit.
Mulaj tha se kishte kënaqësinë të bashkëbisedonte me shumë rahovecianë mbi politikat që duhet t’i ketë qeveria e ardhshme nën udhëheqjen e Lumir Abdixhikut.
Sipas tij, Rahoveci është zemra e agro-turizmit dhe bujqësisë së avancuar, me potencial të jashtëzakonshëm që duhet ta kthejmë në prioritet kombëtar.
Ai u zotua se do të punojnë për të siguruar politika që mbështesin këto përpjekje dhe për të ndërtuar një të ardhme që vlerëson dhe investon në kapacitetet tona kombëtare.