Ndërroi jetë ditë më parë, por sot u bë varrimi i legjendës së futbollit, Sven-Goran Eriksson.
Pamjet që vijnë nga mediat ndërkomëbtare, shihet se në varrim po marrin pjesë një numër i madh njerëzish dhe legjenda të futbollit.
Gjithashtu në këtë varrim po merr pjesë edhe ish-trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki.
Bunjaki e kishte shokë dhe punoi së bashku me Erikssonin para se atij t’i shfaqej sëmundja e rëndë.
Përveç Bunjakit, në këtë varrim është edhe ish-lojtari, Ilir Berisha – kurse në foto shihet edhe David Beckham.