Sporti

Lamine Yamal ‘mollë sherri’ mes drejtuesve të klubit dhe trajnerit Flick

10/17/2025 12:28
nga:Mergim Rreci

Lamine Yamal nuk duhej të luante si titullar kundër PSG-së në ndeshjen e Ligës së Kampionëve sepse ishte vonë për stërvitje, raporton Cadena SER.

Megjithatë, menaxhmenti i Barcelonës ka ushtruar presion mbi Hansi Flick që ta lejojë spanjollin të luajë, transmeton GazetaBlic Sport.

Trajneri gjerman është i mërzitur dhe i shqetësuar për presionin që vjen nga eprorët e tij, veçanërisht Deco, dhe ka frikë se disiplina e rreptë që ai i ka imponuar ekipit të tij mund të minohet.

Pas incidentit, Flick madje i kërkoi bordit drejtues që ta respektonin plotësisht autoritetin e tij.

/GazetaBlic Sport/