Lajme

Kongresi amerikan voton për ndalimin e importit të naftës nga Rusia

03/10/2022 08:44
nga:Astrit Gashi

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka votuar për ndalimin e importit të naftës, vajit dhe qymyrit nga Rusia.

Me një shumicë votash nga dyja radhët e të dy partive, asaj demokratike dhe republikane, përfaqësuesit e miratuan këtë ndalesë.

Projektligji gjithashtu parasheh edhe rishikimin e rolit të Rusisë brenda Organizatës Botërore të Tregtisë.

Ndërkaq parashihet edhe riautorizimi i Aktit Magnitsky për të forcuar sanksionet ndaj Rusisë për shkeljet e të drejtave të njeriut.
Rezultati i votimi të së mërkurës ishte 414 për dhe 17 kundër, duke përfshirë këtu edhe votat kundër të dy përfaqësuesve demokrat, Cory Bush dhe Ilhan Omar, që përfaqësojnë Missourin respektivisht Minnesotan.

Kundër votuan edhe edhe 15 përfaqësues nga ana e republikanëve.