Përfaqësuesja e Kosovës U17 tashmë ka arritur në Siena të Italisë, aty ku do të marrë pjesë në rrethin elitë të grupit të gjashtë për kualifikimet e Kampionatit evropian 2022, që mbahet në Izrael prej 16 majit deri më 1 qershor
“Dardanët” do ta zhvillojnë sot ndeshjen e parë, atje ku do të përballen me Ukrainën në ora 12:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Tashmë është mësuar formacioni zyrtar në krye me kapitenin Igball Jashari. Trajneri Abazi ka projektuar një formacion 4-2-3-1.



