Lajme

Ibrahimi: Qeveria ende nuk është në gjendje ta rimbursojë Skenderajn pas vërshimeve

12/12/2023 22:11
nga:G C

Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Qeveria nuk është në gjendje ta rimbursojë komunën e Skenderajt pas vërshimeve që ndodhën në janar të këtij viti.

“Në janar janë bërë vërshimet në Skenderaj, ende bizneset dhe infrastruktura nuk janë rregulluar. Nuk janë ende në gjendje (Qeveria) që t’i rimbursojë. Ka problem edhe për feremerë nga vërshimet në komunat e ndryshme”, ka thënë Ibrahimi.

“Qeveria i ka kompentecat për rimbursim”, ka thënë Ibrahimi.

Mes të tjerash, ai është shprehur se komuna e Ferizajt është komuna e dytë më e fuqishme sa u përket kontributeve në buxhetin e shtetit, dhe, sipas tij, kjo komunë ka zero investime kapitale.