Gjigantët bavarezë ndjekin gjithmonë talentet kudo nëpër botë dhe firmosin me ata që bindin. Rasti i fundit vjen me një 17-vjeçar nga Ekuadori, tashmë pjesë e klubit të madh gjerman.
Drejtuesit e Bayern kanë “peshkuar” në Ekuador, ku kanë zbuluar mbrojtësin Virgilio Olaya, i vitlindjes 2008. Ata kanë mbyllur marrëveshjen për blerjen e këtij futbollit nga Aucas, duke firmosur kontratën me të deri në vitin 2029.
Qëllimi i Bayern në këtë rast është që ta huazojë 17-vjeçarin në një tjetër skuadër, ku ai mund të luajë dhe të rritet. Më pas, kur të jetë gati, Olaya mund të integrohet te Bayern për t’u bërë pjesë e rëndësishme e tij.


