Lamine Yamal, 16-vjeçari i kombëtares së Spanjës, iu përgjigj kritikave të ish-përfaqësuesit gjerman Jens Lehmann, i cili e cilësoi Spanjën si një ekip të vogël dhe pa përvojë.
“Është mendimi i tij, çfarë mund të them? Është gjerman. Mundohet të na destabilizojë pak. Ne nuk dëgjojmë askënd, le të demonstrojmë se çfarë jemi. Të shohim nëse jemi të vegjël dhe të pafajshëm”, tha ai, transmeton GazetaBlic Sport.
Fjalët e Lehmann tërhoqën vëmendjen edhe të Toni Kroos , i cili minimizoi atë që ndodhi, duke thënë se “ajo që tha nuk është e vërtetë”: “Ai nuk na përfaqëson, ai është dikush që ka gjithmonë një mendim ndryshe nga të tjerët”.
/GazetaBlic Sport/