Lajme

Glauk Konjufca i drejtohet kutive të votimit në Fakultetin Juridik

06/07/2026 11:20
nga:Mergim Rreci

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në kuadër të procesit zgjedhor që po zhvillohet në vend.

Konjufca ka votuar në Fakultetin Juridik në Prishtinë, duke iu bashkuar qytetarëve dhe përfaqësuesve institucionalë që po marrin pjesë në zgjedhje.

Pas votimit, ai pritet të deklarohet për mediat lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.